Pamje “apokaliptike” në Ulqin: Shkulje pemësh e vetura të rrotulluara

Gjatë natës së mbrëmshme Ulqini është përfshirë nga reshje të fuqishme shiu që kanë vazhduar për disa orë.

Pamjet që u publikuan gjatë ditës së sotme të japin përshtypjen sikur apokalipsi ka zbritur mbi këtë qytet bregdetar, shkruan Reporteri.net.

Drunj të shkulur nga rrënja, makina të dëmtuara janë imazhet që qarkulluan pothuajse gjatë tërë ditës në mediat sociale. Makinat e shumë pushuesve që cilët kanë shkuar për të kaluar pushimet aty kanë përfunduar të shkatërruara, pasi drunjtë kanë rënë mbi to.

Gjendje më e mirë nuk paraqitet as nëpër plazhe, ku mbretëron kaos i vërtetë.

Ulqini pa dyshim se është një nga destinacionet e preferuara të kosovarëve për të kaluar pushimet verore. Disa prej tyre janë shprehur mjaft të shqetësuar, ata kanë thënë se ka vite që nuk kanë parë stuhi të tillë.

Kujtojmë se nga reshjet e shiut të cilat po vazhdojnë ende është përfshirë edhe Kosova. Sipas meteorologëve mot i tillë pritet edhe në dy ditët në vijim./reporteri.net

Shikoni pamjet: