Pas përplasjeve për Kosovën, kryeministri bullgar mesazh Daçiqit: Duhet të më kërkosh falje publike

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, sulmoi ashpër kryeministrin bullgar, lidhur me komentet e tij se “kandidati për postin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm, spanjoll, Josep Borrell, duhet të respektojë qëndrimin e BE-së mbi Kosovën dhe jo atë të Madridit.

Në një intervistë për  Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë, ministri serb tha se kryeministri bullgar nuk duhet t’i jap leksione zotit Borrell.

Ndaj këtyre deklaratave të Daçiqit ka reaguar sot kryeministri bullgar, Borisov i cili ka thënë se Daçiq duhet t’i kërkojë falje publike atij, transmeton Reporteri.net.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këto deklarata, Borisov i cili po qëndron në Sarajevë është shprehur: “Pyetja është nëse Ivica Daçiq duhet të më kërkojë falje. Me çka e ofendova unë  Daçiqin? Pse ishte sjellja ime e papranueshme”, tha para gazetarëve Borisov.