PDK akuzon kryetarin Haskuka për hakmarrje politike pas anulimit të lejes për renovimin e objektit

PDK në Prizren, përmes një komunikate për media, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për hakmarrje politike pas anulimit të lejes për renovimin e objektit të zyrës së kësaj partie.

“Në paraqitjen e fundit publike të PDK-së dega në Prizren, përmes një konference për media,kryetari i degës, Shaqir Totaj, argumentoi faktet dhe të drejtën për renovim të zyreve, të cilat shfrytëzohen nga PDK në Prizren, ndërsa pas pezullimit tendencioz të lejes për renovim nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, kryetari i degës alarmoi se pas heqjes sëçatisë, mund të kemi dëme të mëdha në zyre, dhe ashtu ndodhi pasi që pas reshjeve të funditatmosferike, selia e degës pëson dëme të konsiderueshme.

E keqja më e madhe është që po rrezikohet një objekt, i cili është nën mbrojtje dhe me vlera tëveçanta arkitektonike dhe trashëgimore brenda zonës së mbrojtur të qendrës historike, nga papërgjegjësia dhe mos dija e këtij pushteti aktual, konkretisht nga injoranca dhe jo profesionalizmi i kryetarit të komunës dhe stafit të tij, i cili nuk ka haber në çështjen e mbrojtjesdhe rëndësisë së objekteve me karakter historik në zemër të Prizrenit.


Kryetari i Komunës nuk do të duhej të i ndalonte punimet, por do të duhej edhe të investonte në rregullimin e objektit në fjalë, sepse ky objekt është pronë komunale dhe si lokacion është në zonën e parë historike, dhe supozohet se do duhej t’i mbanin premtimet elektorale, që po dalin të
jenë boshe, për investime në trashëgiminë kulturore, ndërsa këta pushtetarë injorant rezultojnë të jenë sabotues, demagogë dhe çka është më e keqja edhe shkatërrues të trashëgimisë kulturore në Prizrenin e lashtë dhe kryeqytetin historik.

Këto vendime skandaloze të pushtetit shkatërrues, kanë vetëm një qëllim me këto veprime,hakmarrjen politike ndaj një subjekti i cili sot gjindet në opozitë në nivel lokal, subjekt i cili është më meritori nëpër të gjitha etapat në të cilat ka kaluar vendi ynë, për dallim prej VV-së, i cili ka mision shkatërrimin e të ardhmes së qytetit tonë historik.

Andaj ftojmë institucionet kompetente të vizitojnë objektin në fjalë, dhe të shohin dëmet e pësuara në aspektin material, funksional dhe dëmtimit serioz në strukturë dhe mure në objektin e shekullit të XIX-të, në veçanti ftojmë Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) të vizitoj për së afërmi vendin e ngjarjes, të monitoroj se si po rrezikon të shkatërrohet një objekt me
vlera të lashta dhe nën mbrojtje. Gjithashtu QRTK dhe institucionet tjera relevante të vlerësojnë edhe dëmet e shkaktuara, nga neglizhenca dhe papërgjeshmëria e mos-veprimit institucional.
Bashkangjitur gjeni fotot, ku mund të shihet gjendja aktuale se si është degraduar objekti në fjalë, thuhet në reagimin e PDK-së Dega Prizren.