PDK, në vend të pushtetit në Prizren, pastron hapësirat gjelbëruese!

Nëndega ”28 Nëntori” e PDK-së në Prizren të martën ka ndërmarrë një aksion simbolik për pastrimin e hapësirave gjelbëruese, si dhe mbjelljen e disa fidanëve para objektit të shërbimit pedagogjiko-psikologjik të DKA-së në Prizren.

Këtij aksioni i është bashkëngjitur edhe kryetari i degës, Shaqir Totaj, i cili tha se është shumë i shqetësuar për gjendjen e rëndë nga mungesa e mirëmbajtjes së hapësirave gjelbëruese si rrjedhojë e neglizhencës së pushtetit lokal.

Përveç pastrimit të hapësirave, në oborrin e objektit të shërbimit pedagogjiko-psikologjik të DKA-së, nga pjesëmarrësit e këtij aksioni janë mbjellur dhe disa fidane.