Peja promovon rolin pozitiv të të rinjve në komunitete dhe bashkëpunimin ndëretnik

Komuna e Pejës përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport – Sektori i Rinisë e përkrahur nga OSBE, organizoi aktivitetin e përbashkët ndëretnik “Promovimi i dialogut ndër-komunal të rajonit të Pejës”. Projekti kishte për qëllim promovimin e rolit pozitiv të të rinjve në komunitete dhe bashkëpunim ndëretnik përmes organizimit të aktiviteteve malore turistike “ Zip-Line” në grykë të Rugovës si dhe promovimi i vlerave të natyrës në Komunë.

Në këtë projekt morën pjesë rreth 35 të rijnë nga Komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Istogut me përfshirje të komuniteteve të ndryshme.

Aktiviteti u hap me një fjalë përshëndetëse nga Kryesuesi i Kuvendit të Pejës z. Islam Husaj, z. Maid Konjhodzic, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë, z. Engelbert Zefaj, Drejtori i DKRS-së dhe prezantimi i projektit u bë nga znj. Jeta Nushi Sheremeti, Shefja e sektorit për rini.

Image may contain: 10 people, people smiling, people standing, outdoor, water and nature

Ky organizim e ka një moto “Se një shoqëri me shumëllojshmëri kulturore është një qëllim që duhet ndjekur, dhe se ndërtimi i institucioneve është po aq i rëndësishëm sa edhe krijimi i bashkëpunimit gjithnjë e më të afërt në të gjitha fushat dhe në respekt të të gjitha komuniteteve”.