Pence: Turqia duhet të zgjedhë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Michael Pence, ka shprehur qëndrimin se Turqia duhet të zgjedhë ndërmjet partneritetit me NATO-n ose me Rusinë.

“Turqia duhet të zgjedhë. A dëshiron të mbetet një partner kritik në aleancën ushtarake më të suksesshme në histori ose a dëshiron të rrezikojë sigurinë e këtij partneriteti, duke bërë vendime të tilla të pamatura, që dëmtojnë aleancën tonë @NATO?”, ka shkruar Pence në Twitter.

Ky qëndrim i Pence vjen si paralajmërim ndaj planeve të Turqisë për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-400.