Përplaset autobusi në Indi, 29 të vdekur

Të paktën 29 persona kanë mbetur të vdekur pas përplasjes së autobusit në veri të Indisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës dhe raportohet se autobusi po ecte me shpejtësi.

Zëdhënësi i qeverisë, Awanish Awasthi tha se shumica e udhëtarëve po flinin kur aksidenti ndodhi në autostradën Yamuna në afërsi të Agrës.

Autobusi po udhëtonte drejt New Delhi ndërsa u përplas me bordurën e autostradës dhe ra në një kanal.

Ndërsa të paktën 18 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nuk dihet ende nëse shoferi është mes të vdekurve.

Shkaku i aksidentit po hetohet nga autoritetet.