Po pastrohet rruga nga Suhareka në drejtim të Carralevës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka filluar ditën së bashku më punëtorët të cilët përkujdesen për ambientin e territorit të në këtë Komunë.

Rruga nga Suhareka, në drejtim të Carralevës, është rrugë shumë e qarkullueshme, andaj kryetari Muharremaj çdo herë bënë thirrje për kujdes ndaj kësaj rruge.

Ai gjatë vizitës së kësaj rrugë u shpreh:

“Kërkoj me sinqeritetin më të madh, sidomos nga ata që udhëtojnë në këtë destinacion, të mos hudhin mbeturina”.

“Ambientin duhet ta ruajmë dhe në këtë proces të vedijësimit duhet të bashkpunojmë edhe me ju”.

“Në ditët në vijim do të pasojnë edhe gjobat për këdo që e dëmton ambientin”.