Policia thotë se nuk kishte aksion te rruga B, por xhirime filmike

Një aksion i policisë së Kosovës në Rrugën B në Prishtinë ka tmerruar banorët e kësaj lagjeje.

Nga disa shpërthime të bombave që u hodhën nga policia në mes të ditës, qytetarët u shprehën të shqetësuar nga ajo që po ndodhte.

Mirëpo, policia, pas këtyre shqetësimeve bëri të ditur se bëhet fjalë thjesht për një ushtrim policor, e kjo po bëhej për të kryer disa xhirime filmike.

“Ju njoftoj se në lokacionin e përmendur ka pasur një ushtrim policor, një skenar simuluese. Nuk ka pasur aksion apo operacion te Policisë. Jemi duke bërë disa xhirime. Ju faleminderit per mirëkuptim”, thuhet në komunikatën e Policisë.

As banorët dhe mediat nuk janë njoftuar paraprakisht për këto plane.