Prizreni ju pret për festivalin më unik në Kosovë

Nesër nga ora 13:00 fillon gara më unike në Kosovë, ajo e lëshimit me goma traktori në Lumbardhin e Prizrenit.

Edicioni i 15-të i Festivalit më unik në Kosovë, “Bunarfest” do të nisë sonte me muzike ku do të performojnë Buta, Taste2 dhe DJ Wise & VLN on Drums.

Ndërkaq nesër mbahet aktiviteti kryesor i këtij Festivali.

Dhjetëra garues pritet të lëshohen me goma traktori në Lumbardh, derisa mijëra shikues pritet të vërshojnë Qendrën Historike të Prizrenit për të parë nga afër garën në rrjedhën e Lumbardhit.