Rama pyet Bashën: Kur do të flasim?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në Twitter për protestën e së hënës, të organizuar nga opozita.

Ai ka porositur liderin opozitar Lulzim Bashën që t’i lë kapsollat dhe e ka pyetur se kur do të flasin.

Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë dhe një mesazh për Lulzim Bashën: Lëri kapsollat! Autobusin e këtij qershori e humbe, por mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do të flasim?”, shkruan Rama.