Rexhepi: Janë pjekur kushtet për themelimin e Komunës së Reçanës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, në një intervistë dhënë në “Radio Astra”, ka deklaruar se janë pjekur kushtet për themelimin e Komunës së Reçanës, raporton info-ks.net.

“Mendoj se fuqia ime politike aktualisht është në pikat më të larta dhe në bashkëpunim me miken time, Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, e cila poashtu është pjesëtare e komunitetit boshnjak, dhe në pajtim me memorandum të cilin e kemi nënshkruar me Kryeministrin Haradinaj, janë pjekur kushtet për themelimin e Komunës së Reçanës”, ka deklaruar deputetja Rexhepi.

Komuniteti boshnjak, para disavitesh ka parashtruar kërkesë për themelimin e një komune me seli në fshatin Reçan të Prizrenit, në territorin e banuar kryesisht nga komuniteti boshnjak.