Së shpejti në Suharekë vendosen 2 E-kiosqe

Së shpejti qytetarët e Komunës së Suharekës do të kenë mundësi të pajisen me dokumente të Gjendjes Civile përmes E-Kioskut 24/7.

Drejtori i Administratës së Komunës së Suharekës, Driton Maliqaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Pronësore Juridike dhe Kadastër, Emrush Bytyqi dhe zyrtarë të kësaj drejtorie, të martën kanë bërë incizimin (piketimin) e terrenit për vendosjen e 2 E-kiosqeve.

“Komuna e Suharekës, është në shërbim të qytetarëve çdo herë dhe do të angazhohet maksimalisht për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës dhe jo vetëm”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të kësaj Komune.