Shembull për tu ndjekur, kryetari del në terren dhe nuk e pranon asfaltin e hollë në rrugë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka bërë një veprim që duhet ta ndjekin edhe kryetarët e komunave të tjera.

I pari i Suharekës ka dalur në terren për të parë punën e kryer në një rrugë në Samadrexhë. Atje ai ka parë se trashësia e asafaltit nuk ishte në nivel, duke e refuzuar këtë punë.
Muharremaj ka premtuar se nuk do të ndalë punën në terren dhe s’do të ketë tolerime. “Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës.
“Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon. Kjo punë nuk pranohet.
Verifikimi i punëve në terren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/