Shënohet Dita e Komunës së Zveçanit, Gjuriq hap hotelin që u financua nga buxheti i Serbisë

Dita e Komunës së Zveçanit po shënohet të premtën në kompleksin “ Rajska banja” në Banjskë. Drejtori i Zyres për Kosovën, Marko Gjuriq, do të hap hotelin me apartamente në kuadër të kompleksit “ Rajska banja”, thuhet në njoftimin e kësaj Zyre, transmeton radio Kontakt plus.

Hoteli posedon 17 apartmane dhe është ndërtuar me mjete nga buxheti i Serbisë.

Organizatore e ngjarjes është Komuna e Zveçanit.