Shpaloset programi i Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Drejtori artistik i Festivalit Zambaku i Prizrenit 2019, Besim Berisha, ka shpalosur programin e Festivalit Zambaku i Prizrenit 2019. Ai prezentoi gjashtëmbëdhjetë këngët që do të garojnë për çmimet kryesore gjatë natës finale të festivalit.

Në natën finale të festivalit që do të mbahet më 29 qershor 2019 në Kino Lumbardhi në Prizren, Juria Profesionale do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit. Publiku do të përzgjedhë këngën më të mirë të publikut (trofeu Zambaku i Argjendtë).

Këngët e përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të festivalit janë:

1. Nostalgji – Sedat Kuqi
Autor & Tekst: Mysafer Qafleshi – Orkestrim: Visar Kuqi

2. Lule Lule – Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj
Autor: Nexhat Macula – Tekst: Shkodran Tolaj – Orkestrim: Riza Dolaku

3. Këtë natë – Artemisa Mithi
Autor: Gazmend Kraja – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja

4. Dashuri pa fund – Emi & Artan Bakija
Autor & Teskt & Orkestrim: Artan Bakia

5. Do të çmend – Rovena Dilo
Autor: Adrian Hila – Tekst: Rovena Dilo – Orkestrim: Adrian Hila

6. Ura e dashurisë – Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku
Autor: Veton Perolli – Tekst: Musa Bushrani – Orkestrim: Edon Ramadani

7. Të gjejë në zemër – Qëndresa Bunjaku & Altruis Morina
Autor & Teskt: Arijeta Daci – Orkestrim: Hysni Klinaku

8. Vallëzim lamtumire – Klea Kasemi
Autor: Arben Skenderi – Tekst: Denata Toçe – Orkestrim: Kristi Bello

9. Ndarjen nuk e dua – Besnik Nurkollari
Autor & Tekst: Kujtim Gërmizaj – Orkestrim: Ali Babayunus

10. Jo mos thuaj jo – Orjeta Kelaj
Autor & Teskt & Orkestrim: Nexhat Rexha

11. Te Marashi po të pres – Shaban Krasniqi
Autor: Arbër Krasniqi – Tekst: Shaban Krasniqi – Orkestrim: Arbër Krasniqi

12. O gece – Eren Karaibo
Autor: Huseyin Kazaz – Tekst: Bekir Yavuz – Orkestrim: Ali Babayunus

13. Kënga që s’mbaron – Majlinda Cikaqi
Autor: Valton Beqiri – Tekst: Fatmir Muja – Orkestrim: Valton Beqiri

14. Ditë e re – Orgesa Zaimi
Autor: Bojken Lako – Tekst: Andi Lazaj dhe Bojken Lako – Orkestrim: Bojken Lako

15. Ty Prizren – Urim Salihu
Autor & Tekst & Orkestrim: Shefqet Hoxha

16. Një lules – Laurjan Ejlli
Autor: Oleg Gjerga – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja.

Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat.

Gjatë vitit të kaluar Komuna e Prizrenit nuk kishte arritur që të bëjë organizimin e Festivalit Zambaku i Prizrenit duke shkaktuar kështu indinjatë tek adhuruesit e këtij festivali dhe të muzikës qytetare shqiptare.