Skandaloze: Ambasada e Turqisë në Beograd i referohet Kosovës me “KIM”

Ambasada e Republikës së Turqisë në Beograd ka bërë një veprim i cili në marrëdhëniet ndërshtetërore cilësohet si skandal diplomatik.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, gjatë ditës së sotme është takuar Marko Gjuriq, i cili mban pozitën e Drejtorit për “Kosovë e Metohi” pranë Qeverisë së Serbisë.

Në njoftimin e publikuar në profilin e Ambasadës Turke në Beograd thuhet se “Ambasadori Tanju Bilgiç është takuar me Drejtorin e Zyrën për “KIM” Marko Gjuriq dhe kanë diskutuar mbi temat aktuale”.

Nga ana tjetër, Zyra e Gjuriqit ka njoftuar se në takim me Ambasadorin turk është diskutuar mbi, siç është cilësuar, “problemeve me furnizim me gjëra elementare ushqimore të popullatës serbe në Kosovë e Metohi”.

Në lidhje me këtë çështje ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës.

Viteve të fundit ka pas përafrim të theksuar në marrëdhëniet politike dhe ekonomike në mes Serbisë dhe Turqisë.