“Sunday Times”: Qeveria May mund të rrëzohet

Kryeministrja britanike, Theresa May përballet me rrezikun “e rrëzimit të plotë të qeverisë” nëse nuk arrin të “shtyjë” në Parlament marrëveshjen e Brexit-it, shkruan gazeta britanike “Sunday Times”.

Krahas kësaj, rriten edhe spekulimet se May mund të kërkojë madje edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mediat lokale theksojnë se së paku gjashtë ministra proevropianë kanë paralajmëruar dorëheqjen nëse kryeministrja britanike vendos për të dalë nga BE-ja pa marrëveshje.

Nga ana tjetër, ministrat që mbështesin Brexit-in kërcënohen me largim nga Qeveria nëse May vendos të mbetet në Unionin Doganor me BE-në ose nëse sërish kërkojnë anulimin e Brexit-it.

Parlamenti britanik të premten për herë të tretë hodhi poshtë marrëveshjen për tërheqjen nga Bashkimi Evropian (BE).

Anëtarët e BE-së, me kërkesë të kryeministres britanike, Theresa May, javën e kaluar vendosën që dalja e Britanisë nga BE-ja, fillimisht e paraparë për më 29 mars, të anulohet deri më 12 prill. /trt-shqip/