Suzuki Vitara e re

Kompania Suzuk ka plasuar në treg serinë e re të modelit Vitara.

Suzuki Vitara është një SUV i fuqishëm që kalon lehtësisht edhe terrenet më të vështira.

Vitara karakterizohet me interior dhe eksterior luksoz me hapsirë të madhe për pasagjer e po ashtu hapsirë të madhe në bagazh.

Ka teknologji të avancuar, monitor I Touch që lidhet me Apple Car Play, Android, Bluetooth, gjithashtu ju mund të pranoni thirrje dhe të dërgoni e të merrni mesazha.

Sistemet e sigurisë që ka Vitara ju ofrojnë vozitje të sigurtë dhe të rehatshme.

Kur lëviz, Vitara përdor dy sensorë – një kamera monocular dhe një sensor lazer për të përcaktuar nëse ekziston rreziku i përplasjes me një automjet përpara ose këmbësor. Pas zbulimit të përplasjes së mundshme, automjeti vepron në njërën nga mënyrat e mëposhtme, varësisht nga situata.

– Njofton shoferin me një paralajmërim visual dhe me anë të zërit.

– Rritje e forces së frenimit në qoftë se rreziku i përplasjes është i lartë.

– Frenim emergjent.

– Sistemi për leximin e shenjave të komunikacionit.

– Njoftim gjatë parkimit nëse ke ndonjë veturë mbrapa.

-Kontroll i vazhdueshëm i shpejtësisë.

-Këndi i vdekur (Blind spot assist).

Suzuki është kompani japoneze e cila prodhon vetura, motoçikleta, biçikleta dhe pajisje tjera motorike. Suzuki ka mbi 45,000 punonjës të cilët janë të angazhuar në 35 fabrika në 23 shtete të ndryshme.

Suzuki Vitara tashmë është prezent edhe në tregun e Kosovës me modelet e saj dhe me çmime shumë atraktive.