Tahiri ndëshkon edhe ndërmarrjet publike për shkelje të rregullave

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, është duke vazhduar betejën e tij me shkelësit e rregullave në kryeqytet.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale, Tahiri ka bërë të ditur se për shkelje të rregullave është ndëshkuar edhe Ndërmarrja Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. “Prishtina” është gjobitur me 2,600 euro për shkak të 13 intervenimeve që i ka bërë në infrastrukturën rrugore, dhe nuk e ka kthyer terrenin në gjendjen e mëparshme.

“Do të vazhdojmë me inspektime në të gjitha pjesët e qytetit, dhe kudo që hasim raste të tilla, do të ndërmarrim masa. Kompanitë publike rajonale, do duhej të ishin shumë më të përgjegjshme karshi qytetarëve të Kryeqytetit, ku edhe inkasimi i të hyrave të tyre është maksimal”, ka shkruar më tej Adonis Tahiri.

No photo description available.