Tërheqja e Perandorit Akihito hap epokën e quajtur “Reiwa”

Shteti i Japonisë do të ketë një epokë të re perandorake, e cila do të quhet “Reiwa” dhe do të fillojë kur Perandori Akihito të largohet nga froni në fund të muajit.

Kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme, pasi emri “Reiwa” daton nga shekulli VII dhe formohet nga dy fjalë: “Rei”, që do të thotë “rregull”, si dhe “wa”, domethënë “harmoni”.

Kryeministri Shinzo Abe e thelloi shpjegimin edhe gjatë një fjalimi drejtuar kombit, ku tha se ky emër nënkupton që kultura ka lindur teksa njerëzit “kujdesen për njëri-tjetrin”.

Për Japoninë, shpallja e emrit të ri konsiderohet një ngjarje mjaft e rëndësishme dhe si e tillë kremtohet me festivale dhe shfaqje speciale.

Largimi nga froni i Akihitos 85-vjeçar në fund të prillit do të bëhet për arsye shëndetësore, gjë që e bën atë në perandorin e parë që zgjedh të tërhiqet prej më shumë se dy shekujsh.

Kjo është hera e parë pas 1.400 vitesh që emri merret nga antologjia e poezisë japoneze, Manyoshu; ndërkohë që deri më tani përdoreshin referime të klasicizmit kinez.

Ndërsa epoka e Akihitos, i cili do t’i lërë fronin trashëgimtarit të tij të madh, Naruhito, më datë 30 prill, quhet “Heisei” dhe do të thotë “të arrish paqen”. /trt-shqip/