Thaçi dekoron ish-sekretaren Albright me “Urdhrin e Lirisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”,
ish-sekretaren e SHBA-së, Madeline Albright.

Thaçi tha se Albright, me këmbëngulësinë e saj “bashkoi dhe mobilizoi krejt botën për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë”.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi në FB:

Ish-sekretarja e SHBA-së, Madeline Albright, me këmbëngulësinë e saj bashkoi dhe mobilizoi krejt botën për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. Në 20 vjetorin e lirisë sonë, sekretaren Albright e dekorova me “Urdhrin e Lirisë”. Ajo përjetësisht do të mbetet heroina jonë!