Turqi: Ndalesë për Paradën e Krenarisë

Guvernatori i qytetit turk Izmir, përmes një vendimi ka ndaluar organizimin e Paradës së Krenarisë në këtë qytet.

Parada e Krenarisë ishte planifikuar që të organizohej në qytetin Izmir më 22 qershor ku pritej të defilonin grupet e ndryshme të komunitetit LGBT.

Në vendimin e Guvernatorit të Izmirit, ndalesa për Paradën e Krenarisë është është arsyetuar me mundësinë e rrezikimit të rendit dhe sigurisë publike, mundësisë së sulmeve terroriste dhe ruajtjen e qetësisë publike.