Turqia gabon përsëri: Nuk e njeh Kosovën në biletat e saj

Pas gabimit të madh që bëri dje ambasada turk në Beograd, duke iu referuar Kosovës si “Kosova Metohi”, njejtë ka vepruar edhe agjenica e famshme e fluturimeve “Turkish Airlines”, duke mos e njohur Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

Në biletat e kësaj agjenicie, pranë orarit të fluturimeve është i shkruar emrin i kryeqyetit të Republikës së Kosovës Prishtinës, si qytet që i takon shtetit serb.

Kujtojmë, që Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, gjatë ditës së djeshme kishte takuar Marko Djuricin, i cili mban pozitën e drejtorit në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë, dhe në rrjetet sociale kishte shkruar një shkrim, duke iu referuar Kosovës në atë mënyrë.

Referimi me termin “Kosovo i Metohija” kishte ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve të cilët kanë komentuar në faqen e Ambasadës në rrjete sociale, duke bërë kështu, që Ambasada turke në Beigrad të ndryshojë njoftimin e publikuar në profilin e saj në rrjete sociale, ku e kishte quajtur Kosovën me terma fyes, ku presim të njejtën ta bëj edhe agjenica e fluturimeve “Turkish Airlines”.