Vushtrria me thirrje të posaçme për mërgimtarët

Komuna e Vushtrrisë ka dalë me një thirrje të posaçme për mërgimtarët të cilët do të qëndrojnë në këtë qytet gjatë javës së ardhshme.

Për nder të mërgimtarëve, Komuna e Vushtrrisë ka përgatitur një program të veçantë.

Kjo është thirrja e publikuar nga Fatmire Cecelia, Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë:

Të dashur mërgimtarë,

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për të nderuar mërgimtarët, ka përgatitur aktivitete të begatshme, të cilat do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, në të cilat do të dëshironim të jeni të pranishëm. “Ditët e diasporës” janë ditët që duam t’i veçojmë për ju, ngase që duam që edhe ju ta ndieni, se shteti jonë, në veçanti institucionet e shtetit tonë, janë institucionet tuaja, është shteti juaj.
Ta ndieni se edhe ju jeni pjesë e atdheut, për të cilin keni qenë dhe vazhdoni të jeni shtyllë e fortë mbështetëse dhe jo vetëm.
E kemi parasysh që koha juaj është e kufizuar dhe e vlefshme për ta shfrytëzuar në Kosovë, por me nderimin më të lartë, ju ftoj, që të gjeni kohë, të jeni të pranishëm në aktivitetet që i kemi organizuar për ju.
Ne ju nderojmë me mikpritje zemërgjerë, ndërsa nga ju presim të na nderoni me pjesëmarrje.