​Një person djeg shtyllën elektrike e tensionit të lartë

Një person ka ndezur një zjarr në Ferizaj, me ç’rast është djegur një shtyllë elektrike të tensionit të lartë.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se një shtyllë elektrike e tensionit të lartë është duke u djegur. Njësitë policore, zjarrfikësit dhe KEDS kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë evituar zjarrin.

“Dyshohet se deri te incidenti ka ardhur pasi që një person i dyshuar mashkull kosovar kishte ndezur një zjarr afër shtyllës elektrike. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në kabllot të cilat ishin të vendosura në shtyllë elektrike. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.