Dobitë e kafes i tejkalojnë rreziqet eventuale

Vetëm dhe një filxhan i kafes ka efekte të shprehura në organizëm. E liron përgjumësinë, shpejton metabolizmin dhe ul rrezikun për sëmundje të caktuara.

Studimet kanë vërtetuar se kafeina përmirëson disponimin, ndihmon që truri të punoj më mirë dhe përmirëson performancën në stërvitje.

Konsumimi i kafës në mënyrë të rregullt, ul rrezikun për diabet dhe sëmundjen e Parkinsonit. Poashtu në disa studime ka të dhëna se kafeina ul edhe rrezikun për sëmundjen e Alzheimerit.

Kafja është burim i shkëlqyer i antioksiduesve, të cilët ndihomjnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet.

Konsumimi i kafes (si kafes së thjeshtë, ashtu edhe të asaj pa kafeinë) poashtu është i lidhur me ulje në mortalitet, duke përfshirë vdekjet nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet e sistemit nervor dhe vetëvrasjet.

Konsumimi i rregullt i kafës ul rezikun e sëmundjes koronare te femrat.

Për dashamirët e kafes që kujdesen për shëndetin e tyre, pyetja e duhur nuk është ”a është kafja e dobishme?” por ”si duhet të konsumohet?”.

Nëse pihet me shumë kremë, qumësht ose sheqer, atëherë efektet e dobishme do të asgjësohen.

Sipas dietologëve amerikanë, tre deri në pesë filxhana kafe në ditë mund të kenë efekte të dobishme, por kjo vlen vetëm për kafen e zezë, pra kafen pa qumësht ose kremë.

Përvec efekteve të dobishme, kafja mund të bëhet edhe e rrezikshme nëse konsumohet në sasi të tepërt.

Mund të shkaktojë probleme me gjumë nëse konsumohet në mbrëmje, andaj rekomandohet që të kemi kujdes për kohën kur konsumohet. 

Te gjithë ata që kanë konsumuar së paku një kafe më tepër sesa që duhet, e njohin mirë ndjenjën e shpejtimit dhe forcimit të rrahjeve të zemrës si dhe ankthin.

Poashtu dihet se kafeina shkakton varshmëri edhe te ata që janë mësuar që të pijnë kafe rregullisht. Një periudhe pak më e gjatë pa kafein do t’ju shkaktojë kokëdhimbje.

Duhet të ceket se fëmijët nuk duhet të pijnë kafe. Fëmijët duhet që në përgjithësi të i ruhen pijeve që përmbajnë kafeinë.

Si përfundim mund të thuhet se në bazë të studimeve shkencore dobitë e kafes i tejkalojnë rreziqet eventuale. Ajo që rekomandohet është që secili person të kujdeset se si ndihet pas konsumimit të kafes dhe të sinkronizohet me ndjenjat e trurit të vetë në mënyrë që të përcaktojë dozën optimale të kafenies për organizmin e tij.

Dr. Edis Demiri, Kardiolog pranë Spitalit “Millenium”.