1.5 milionë pyetje për Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka realizuar komunikimin e tij tashmë tradicional të drejtpërdrejtë me publikun.

Në komunikimin e realizuar përmes televizionit publik të Rusisë, qytetarët kanë dërguar 1.5 milionë pyetje të ndryshme për liderin rus, Putin.

Njëra nga pyetjet e parashtruara ka pas të bëjë edhe mbi arsyen pse Putin e vendos orën në dorën e djathtë të tij.

Putin është ballafaquar edhe pyetje që kanë të bëjnë me raportet politike dhe ekonomike të Rusisë me shtetet perëndimore, me vatrat e luftës, gjendjen e ekonomisë ruse etj.