1.732 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,732 pacient nga COVID-19, duke shkuar në 140,682 numri i të shëruarve.

 

Po ashtu janë regjistruar edhe 12 raste të vdekjes me COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2, Gllogoc 2, Gjakovë 1, Istog 1, Prishtinë 1, Mitrovicë 1, Rahovec 1, Fushë Kosovë 1, Vushtrri 1 dhe Klinë 1 , thuhet në raport, përcjell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 9,789 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 410 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prishtinë 76, Prizren 44, Pejë 27, Ferizj 27, Mitrovicë 23, Gjilan 20, Lipjan 19, Gjakovë 18, Viti 17, Fushë Kosovë 16, Podujevë 16, Klinë 16, Vushtrri 13, Malishevë 12, Gllogoc 11, Skenderaj 11, Suharekë 8, Shtime 7, Istog 7, Rahovec 6, Deçan 5, Kamenicë 3, Kaçanik 3, Obiliq 3, Kllokot 2, dhe Hani i Elezit 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

 

”Numri total i rasteve pozitive është 158,028 raste nga 1,131,833 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,845 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1,732 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 140,682 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14,501.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 22,671 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 704,318 persona, ndërsa me dozën e dytë 385,297 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,089,615 doza të vaksinës./lajme365.com