102 raste pozitive dhe 5 të vdekur nga COVID-19 në Maqedonin Veriore

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1356 testime për coronavirus, ndërsa pozitiv janë konfirmuar 102 raste të reja. Ndërsa janë shëruar 99 të prekur nga COVID-19.

Prej tyre nga Shkupi janë 39, Kumanova-11, Shtipi-13, Prilepi-3, Tetova-2, Manastiri-6, Kavadari-3, Gostivari-13, Kocani-1, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Vinica-1, Shën Nikolla-3, Gostivari-8, Radovishi 1, Demir Hisari-1 dhe Kërcova-4

MSH informon se janë regjistruar edhe pesë viktima nga COVID-19, edhe atë: një nga Shkupi (70 vjeç), një nga Kërçova (72 jeç), një nga Kumanova (64 jeç), një nga Prilepi (48 vjeç) dhe një nga Shtipi (76 vjeç). Të gjithë pacientët kanë vdekur në institucione spitalore.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 99 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i të infektuarve me COVID-19 shkon në 10.315, prej të cilëve 5663 janë shëruar, ndërsa 471 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 4181./Telegrafi/