11 referë të rinj certifikohen

Programi dy vjeçar i mentorëve dhe talentëve të referimit ka përfunduar sot, derisa referët janë certifikuar sot.

Alan Snoddy, instruktor i FIFAs, është shprehur të jetë i lumtur me punën dy vjeçare të bërë dhe ka thënë se është i kënaqur me arritjet e të rinjve.

“Ky program është hapi i nevojshëm dhe forma e duhur se si duhet të bëhet përgatitja profesionale dhe edukimi i gjyqtarëve”, ka thënë Snoddy.

Gjatë këtij programi 2-vjeçar 11 talente të referimit kanë pasur nga një mentor, të cilët e kanë përcjell punën e tyre dhe u kanë dhënë udhëzime në fushën e referimit. (nga TopSporti.com)