11 të vdekur nga COVID-19, janë nga këto komuna

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur 11 pecientë të infektruar me COVID-19, duke shkuar në 860 numri i të vdekurve nga ky virus  në Kosovë.

“ Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë  720 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008.”, thuhet në njoftim./lajme365.com