110 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës është rritur numri i pacientëve të infektuar ne COVID-19. Sipas një njoftimi nga ky spital aktualisht janë duke u trajtuar 110 pacientë me coronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 88 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 582 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ dhe nga këta 53 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

8 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 6 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

357 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5270 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 5 Operacione.

168 shërbime radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë: 131 rentgen, 30 EHO dhe 7 CT”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/