12 ditë mbyllje në Kosovë, kjo është marrëveshja e Qeverisë me gastronominë!

Kryetari i Gastronomisë, Petrit Kllokoqi, ka thënë që nga java tjetër pritet që disa aktivitete të mbyllen për 12 ditë.

Gastronomia, fitneset dhe qendrat tregtare pritet që nga java tjetër të mbyllen për një afat kohor prej 12 ditësh.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se shteti i Kosovës do subvencionoj gastronominë me gjysmë page për punëtorët dhe me gjysmën e pagesës për qiranë e lokaleve.

Vendimi ende nuk është bërë zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë./IndeksOnline/