Përsëri rrahje në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të ballafaqohet me probleme në procesin e organizimit të zgjedhjeve të brendshme partiake. Gjatë ditës së sotma LDK ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Degën e Mitrovicës. Procesi elektoral në të cilin Kryetar është zgjedhur Faton Peci, ka eskaluar në përleshje fizike mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qendrën e saj në Mitrovicë.

Veriu.com raporton se përkrahësit e Faton Pecit, kandidatit për kryetar kanë rrahur brutalisht një zyrtar të LDK-së, i cili është përkrahës i Safet Kamberit, kryetarit aktual të degës së LDK-së në Mitrovicë