13 raste me koronavirus në Prishtinë, të gjithë të ardhur nga jasht!

Nga 91 persona të konfirmuar me Covid-19, 13 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë.

Kryetari i komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se të gjithë këta persona janë të ardhur nga jasht.

Postimi:

91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë. Të gjitha raste nga kontaktet ose të ardhura nga jashtë.

E dijmë që janë ditë të vështira këto, por ndoshta periudha e ardhshme është tre herë më e rëndësishme.  Nuk bën të lejojmë rritjen eksponenciale të rasteve.  Këtë e kemi në dorë, #bashkë.

Vec #rriNshpi!