13 të rinj nga Kamenica lëshojnë Kosovën, publikojnë foto pas largimit

Për shumëkënd, zgjidhje për jetë më të mirë nuk është Kosova. Komuna e Kamenicës po përballet me një fluks të madh ikjesh jashtë vendit, e kryesisht të rinj.

Vetëm gjatë ditës së djeshme 13 të rinj nga qyteti i Kamenicës, saktësisht nga lagjja e Malësisë, kanë lëshuar Kosovën. Ata janë nisur në drejtim të Kroacisë për një jetë më të mirë dhe pagë të dinjitetshme, shkruan Reporteri.net.

Siç shihet në foton e publikuar nga Tv.Kamenica ata kanë publikuar edhe fotografinë e parë bashkë pas largimit nga vendlindja.