131 pacientë me coronavirus në Spitalin e Pejës 100 prej tyre në oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 131 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 27 janë në gjendje më të rëndë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër janë në respirator (CPAP), 100 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në 24 orët e fundit 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Katër lindje kanë qenë gjatë 24 orëve, tri normale dhe një me prerje cezariane. Janë lindur katër foshnja, tri të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

297 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,286 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione. /Telegrafi/