132 të infektuar me Covid-19 e 12 të vdekur në Maqedini të Veriut

Edhe 12 persona kanë vdekur në Maqedoni të Veriut nga pasojat e COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, që ka prezantuar raportin për 24 orët e fundit.

Pesë të vdekur ishin nga Shkupi, dy nga Tetova, dy nga Struga dhe nga një prej Shtipit, Velesit dhe Gostivarit.

Ndërkohë numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut është 132. Prej tyre 57 janë në Shkup, 19 në Tetovë e dhjetë në Kumanovë.

Janë raportuar 112 të shëruar, 42 prej tyre në Shkup.

Gjithsej në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 298 persona nga COVID-19. Janë konfirmuar 6209 raste, kurse janë shëruar 2427 persona. Numri i rasteve aktive vazhdon të rritet. Të hënën shifra e rasteve aktive ishte 3484.