Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 132 të infektuar të rinj, është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
Gjithsejt janë 5364 të infektuar, të vdekur 118. Janë shëruar 83 persona në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën në 2545.