14 të vdekur dhe 50 të lënduar gjatë një ceremonie fetare në Indi

14 persona thuhet se kanë vdekur në Indi pasi u rrëzua një tendë gjatë një ceremonie fetare.

Sipas AP, edhe 50 persona të tjerë janë të lënduar nga kjo tendë, transmeton Klan Kosova.

Shefi i shtetit perëndimor Rajasthan Ashok Gehlot tha se një stuhi e fortë shkaktoi rrëzimin e tendës në fshatin Barmer. Zona është 800 kilometra në perëndim të Nju Delhi, kryeqytetit të Indisë.

Kryeministri i Indisë Nerenda Modi përmes Twitter u ka shprehur ngushëllime  familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.