14 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, janë nga këto komuna

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona nga COVID-19, duke shkuar në 2.772 numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3, Ferizaj 2, Lipjan 2, Suharekë 1, Klinë 1, Vushtrri 1, Pejë 1, Deçan 1, Gjilan 1 dhe Prizren 1, thuhet në raport, përcjell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 9,634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 583 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prishtinë 124, Ferizaj 42, Prizren 41, Pejë 40, Podujevë 40, Gjakovë 33, Malishevë 25, Mitrovicë 25, Fushë Kosovë 24, Skenderaj 22, Gjilan 21, Suharekë 17, Lipjan 17, Gllogoc 14, Vushtrri 13, Deçan 11, Kaçanik 9, Dragash 9, Obiiq 9, Istog 9, Viti 8, Rahovec 8, Kamenicë 6, Klinë 5, Hani i Elezit 3, Junik 3, Novberdë 1, Shtërpcë 1, Mamushë 1, Shtime 1, dhe Kllokot 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

 

”Numri total i rasteve pozitive është 156,578 raste nga 1,102,242 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,772 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1,944 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 135,258 raste, kurse numri i rasteve aktive është 18,548.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 19,807 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 660,100 persona, ndërsa me dozën e dytë 355,633 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,015,733 doza të vaksinës./lajme365.com