14 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, janë nga këto komuna

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona nga COVID-19, duke shkuar në 2.859 numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gllogoc 4, Prishtinë 2, Fushë Kosovë 1, Lipjan 1, Mitrovicë 1, Pejë 1, Klinë 1, Malishevë 1, Prizren 1 dhe Istog 1 , thuhet në raport, përcjell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 6,882 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prishtinë 71, Prizren 32, Mitrovicë 32, Ferizaj 32, Podujevë 22, Fushë Kosovë 22, Gjilan 17, Malishevë 17, Gjakovë 16, Gllogoc 13, Suharekë 11, SKenderaj 10, Klinë 10, Obiliq 8, Viti 8, Shtime 8, Pejë 7, Lipjan 7, Vushtrri 6, Kamenicë 5, Istog 3, Dragash 3, Rahovec 2, Kaçanik 2, Junik 1, Deçan 1, Graçanicë 1 dhe Hani i Elezit 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

 

”Numri total i rasteve pozitive është 158,396 raste nga 1,138,715 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,859 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1,382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 142,064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,473.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 20,675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 710,945 persona, ndërsa me dozën e dytë 399,341 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,110,286 doza të vaksinës./lajme365.com