14 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë  506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 177 raste pozitive.

Në njoftimin e IKSHPK-së raportohet edhe për 14 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në raportin e ditës së diel IKSHPK-ja kishte raportuar për 327 raste të vdekjes, ndërsa sot janë të regjistruar 341 raste të vdekjes me coronavirus në Kosovë.

”Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjell Lajme365.

”Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.”,  njofton IKSHPK./lajme365.com