14 vjeçarja shqiptare, Erza Muqolli, publikon këngën “Dommage”

“Dommage” është kënga më e re e këngëtares shqiptare Erza Muqolli, shkruan KultPlus.

Kjo artiste shqiptare, që po depërton me suksesin e saj në vendet frankofone dhe jo vetëm, ka publikuar këngën e dytë nga albumi i saj i parë që pritet të publikohet më 25 tetor.  

“Para publikimit të këngës së dytë, Erza Muqolli është prezantuar me një koncert në Francë, koncert që është filmuar dhe do të prezantohet nëpër kinematë franceze prej 19 tetorit e deri më 25 tetor, atë ditë edhe kur do të lansohet albumi”, ka thënë Mehmet Muqolli, menaxheri i Erza Muqollit.

Ndërkohë, tash është prezantuar edhe coveri i albumit, duke u pëfshirë edhe titujt e këngëve, por edhe turi i Erza Muqollit që do të realizohet pas promovimit të albumit./KultPlus.com