15 persona të arrestuar në Suharekë

Në takimin për koordinim lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka ka folur për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës me ç’rast ka përmendur vjedhjet e shumta që kanë ndodhur në territorin e Komunës së Suharekës gjatë javëve të fundit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi policor në Suharekë, komandanti Milazim Lumi,
gjendjen e sigurisë e ka vlersuar të qetë dhe stabile dhe ka shtuar se Policia është duke punuar me plane operative për parandalimin dhe zbulimin e veprave. Komandanti ka shtuar se: “Janë kryer disa urdhër kontrolle të shtëpive të personave të dyshuar, si dhe jemi duke vazhduar me intervistime dhe planifikime të tjera për të zbuluar veprat penale”. Në fund ka njoftuar se janë 15 persona të arrestuar me të cilët po vazhdon proceduar penale.