152 të rinj e të reja prizrenase aderojnë në Nisma Socialdemokrate

Mbi 100 të rinj prizrenas, i janë bashkuar Nisma-s Socialdemokrate në një ceremoni të organizuar në ambinenët e kinemasë “ Dokukino”. Pjesë e kësaj ngjarje ishin edhe drejtuesit më të lartë, strukturat dhe anëtarë të këtij subjekti politik. Në emër të të aderuarve të rinj, ka folur ish kandidatja për këshilltare në Kuvendin e Prizrenit nga PDK, Evelina Ajazaj. Ajo tha se së bashku me të tjerë i është bashkuar Nisma-s jo për inate të dikujt, por, sepse përmes këtij organizmi politik mund të japin kontributin e tyre në zhvillime pozitive për të miren jo vetëm të Prizrenit.Kryetari i Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha, tha se me aderimin e këtyre të rinjve, po dëshmohet se ne si subjekt politik fal punës së suksesshme në të mirë të qytetarëve, po e rrisim besimin e fituar drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Ndërkaq, i lumtur me forcimin dhe shtimin e radhëve të Nisma-s u shpreh edhe lideri i saj, Fatmir Limaj, duke thënë se përgjegjësitë e marra për të ndryshuar gjendjen në vend, duhet t’i kemi prioritet edhe në të ardhmen. Sipas asaj çfarë thanë drejtuesit e këtij subjekti politik, numri i të aderuarve të rinj në Nisma këtë të shtunë pasdite është 152 kryesisht të rinjë e të reja.