Komuna e Prizrenit ka shpallur njoftimin për dhënie të kontratës për furnizim me lopë qumështore me participim për fermerët.
Vlera e kontratës për blerje të lopëve qumështore është 139,320 euro.
Fitues i kontratës për furnizim me 90 lopë qumështore është shpallur operatori ekonomik “Apetit” nga Komuna e Obiliqit.
Vlera e një lopë qumështore është 1548 euro.
Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurimit, përfitues të lopëve qumështore do të jenë fermerët e Komunës së Prizrenit.