16 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 pacient nga COVID-19, duke shkuar në 157,292 numri i të shëruarve.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.557 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 16 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Kamenicë 3, Gjakovë 2, Pejë 2, Graçanicë 2, Prishtinë 2, Suharekë 1, Vushtrri 1, Kllokot 1, Prizren 1 dhe Ferizaj 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 160,696 raste nga 1,263,990 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,976 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 16 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 157,292 raste, kurse numri i rasteve aktive është 428.”,thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4,597 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 836,961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.

Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./lajme365.com