184 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 184 pacientë nga COVID-19, duke shkuar në gjithsej 52.621 numri i të shëruarve.

Po ashtu jane regjistruar edhe 5 raste të vdekjes.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç).,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

No photo description available.